string(84) "ekzekutuan-me-arme-ish-bankierin-burg-te-perjetshem-dy-vellezerve-shqiptare-ne-itali"

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 11:16

Ekzekutuan me armë ish-bankierin, burg të përjetshëm dy vëllezërve shqiptarë në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 11:16

Gjykata e Leçes në Itali ka dënuar me burgim për jetë shqiptarin Paulin Meçaj dhe vëllain e tij, të cilët  mbrëmjen e 16 korrikut vranë ish-menaxherin e bankës Giovanni Caramuscio, gjatë një grabitjeje, përpara bankomatit në via San Pietro in Lama në Lequile.

Dënimi u shqiptua mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat italiane, ku Gjykata vendosi rritjen e dënimit edhe për vëllain e tij bashkëpunëtor, për të cilin prokurori kishte kërkuar 22 vite burg.

Kujtojmë se Caramuscio, 69 vjeç, po tërhiqte disa para në bankomat së bashku me gruan e tij, në momentin kur u sulmua nga dy shqiptarët.