Tre personat e ndaluar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, janë paraqitur këtë mëngjes para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca, e cila nisi në orën 08:00, u zhvillua me dyer të mbyllura në Dhomën Penale të gjykatës.
Në gjykatë u paraqitën: Elvis Shkambi, 30 vjeç, autori i vrasjes, xhaxhai i tij Gjon Shkambi, si dhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në ambientet e gjykatës, ku ndodhi ngjarja tragjike mëngjesin e së hënës.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar për të tre masën e sigurisë “arrest me burg”. Elvis Shkambi përballet me akuza të rënda: vrasje të funksionarëve publikë, vrasje në rrethana cilësuese ndaj palëve të përfshira në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.Ngjarja tronditëse ndodhi në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...