Ekzekutohet me sëpatë pasi kapi priftin dhe murgeshën duke bërë marrëdhënie seksuale, vrasësit zbulohen pas tre dekadash - Gazeta Express

Ekzekutohet me sëpatë pasi kapi priftin dhe murgeshën duke bërë marrëdhënie seksuale, vrasësit zbulohen pas tre dekadash

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 7:13

27 marsin e vitit 1992, hetuesit në Kerala, në jug të Indisë u gjenden përpara një skene të tmerrshme: një murgeshë e re ishte masakruar me sëpatë e trupi i saj qe hedhur në një pus.

Ajo kishte plagë të shumta në trup, një frakturë në kafkë por asgjë që të tregonte se përse vajza e re duhet të meritonte një fund të tillë. Vrasja e motër Abhayas mbeti e rrethuar me mister për një kohë të gjatë. Por e vërteta nuk mund të fshihet përgjithmonë. 27 vjet më vonë, autorët e vrasjes makabre kanë dalë përpara drejtësisë. Ata janë një prift dhe një tjetër murgeshë e manastirit, të cilët e reja fatkeqe i kishte kapur në flagrancë në një akt intim kur qe ngritur natën e kishte shkuar në kuzhinë.

Për të fshehur marrëdhënien e tyre të jashtëligjshme, dyshja e vrau mizorisht e për shumë kohë arriti t`ia hedhë paq. At Thomas Kottoor dhe murgesha e lidhur mund edhe t`i kishin shpëtuar drejtësisë, po të mos ishte për presionin e madh që ushtruan aktivistët mbi autoritetet vendase, si dhe këmbënguljen e babait të vajzës së vrarë, i cili nuk u dorëzua kurrë por vazhdoi luftën e tij derisa i pa vrasësit e së bijës prapa hekurave.