Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vilëz, Zhejë të Kurbinit ku një 67-vjeçar është ekzekutuar me armë në banesën e tij.
Sipas policisë 67-vjeçari Dodë Mamli, është vrarë nga persona të paidentifikuar, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli në të gjithë zonën.
Gjithashtu në ndihmë të policisë së Kurbinit kanë shkuar edhe katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njoftimi:
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...