Ekzekutimi i Edmond Çekiçit, zbardhet dëshmia e shoferit - Gazeta Express
string(55) "ekzekutimi-i-edmond-cekicit-zbardhet-deshmia-e-shoferit"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2021 15:39

Ekzekutimi i Edmond Çekiçit, zbardhet dëshmia e shoferit

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2021 15:39

Zbardhet dëshmia e shoferit të Edmond Çekiçit, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në Durrës.

Shoferi i tij ka thënë për grupin hetimor se nuk i ka njohur autorët.

“Nuk i kam parë më parë dhe nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Sot në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makinë e zezë Benz. Ata ishin  të maskuar me kapuça dhe shall…Unë dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar.

Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka pasur konflikt me Mondin”, ka rrëfyer shoferi.

Bëhet me dije se shoferi është pa precedent penal. Sipas grupit të hetimit nëse nuk do të ishte larguar autorët do të kishin ekzekutuar edhe këtë të fundit.

Pasi është larguar shoferi, viktima ka hapur derën e pasagjerit për të folur me ekzekutorët. Njeri prej tyre e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë te vdekur ne vend.