Ekzekutimi i Brilant Martinajt, mjeti me targa sllovene vëzhgoi viktimat, Prokuroria i kërkon ndihmë Sllovenisë - Gazeta Express
string(109) "ekzekutimi-i-brilant-martinajt-mjeti-me-targa-sllovene-vezhgoi-viktimat-prokuroria-i-kerkon-ndihme-sllovenise"

Shqiperi

Gazeta Express

16/07/2023 18:15

Ekzekutimi i Brilant Martinajt, mjeti me targa sllovene vëzhgoi viktimat, Prokuroria i kërkon ndihmë Sllovenisë

Shqiperi

Gazeta Express

16/07/2023 18:15

Pas gati një vit nga masakra e Fushë-Krujë ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, Prokuroria i ka kërkuar ndihmë Sllovenisë për zbardhjen e ngjarjes.

Bëhet me dije se kjo kërkesë ë prokurorisë ka ardhur pasi dyshohet se një automjet me targa sllovene ka vëzhguar viktimat e masakrës së Fushë-Krujës.

Ky automjet u identifikua përmes kamerave të sigurisë dhe dyshohet se personat në makinë kanë informuar autorët për çdo lëvizje të të rinjve.

E teksa ditën e nesërme (17 korrik),bëhen fiks një vit nga ngjarja e rëndë, autoritetet ende nuk kan arrit të zbardhin ngjarjen, dhe nuk ka asnjë autor.

Pak javë pas vrasjen së të riut, Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij tek mbikalimi i Fushë-Krujës u zhduk kushëriri i tij, Ervis Martnaj, për të cilin ende nuk dihet asgjë, nëse është gjallë apo dhe ai ka pasur fatin e kushëririt të tij.

Si ndodhi masakra 

Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata e Besmir Hoxha po udhëtonin me automjet kur ranë pre e breshërisë së plumbave.

Automjeti drejtohej nga Besmir Hoxha, ndërkohë në sediljen e parë ishte Brilant Martinaj, i cili dyshohet se ishte dhe objektivi i atentatit, ndërkohë që në sediljen e pasme ndodhej Diklen Vata. Automjeti tip “Volswagen Passat” me të cilin udhëtonin tre të rinjtë u godit nga një tjetër mjet që lëvizte paralel me ta.

Trupi i Diklen Vata u gjet jashtë automjetit, çka dëshmoi se ai kishte tentuar të largohej, por që nuk ka mundur t’ia dalë pasi atentatorët janë rikthyer dhe e kanë qëlluar sërish. Ndërkohë automjeti ku udhëtonin viktimat u përfshi nga flakët dhe fillimisht për hetuesit ishte e vështirë identifikimi i tyre.

Pas ngjarjes së rëndë një automjet u gjend i djegur katër kilometra nga vendi i ngjarjes në fshatin Larushkë. Brenda mjetit “Pasat” u gjendën dy kallashnikovë dhe një armë automatike MP5./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement