Ekzekutimet në Elbasan/ Gjykata jep masën e sigurisë për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin - Gazeta Express
string(90) "ekzekutimet-ne-elbasan-gjykata-jep-masen-e-sigurise-per-xhuljano-hoxhen-dhe-euglen-halilin"

Ekzekutimet në Elbasan/ Gjykata jep masën e sigurisë për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin

Gazeta Express

10/08/2020 12:02

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë personat që kanë kryer vrāsjen e E. Ramazanit dhe të R. Runajt.

Lexo Edhe:

Të dy dyshohet se janë vrāsës me pagesë, të paguar nga persona të tjerë për të kryer ēkzekutimet të stilit mafioz.

Nga hetimet intensive ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrāsjen e shtetasit Emiljano Ramazani, ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit.

Nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e 40-vjecarit Ramazani.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima Regis Runaj, mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, tha policia.