Ekstradohet R.K., nga Britania e Madhe për në Kosovë, kërkohej për grabitje - Gazeta Express
string(72) "ekstradohet-r-k-nga-britania-e-madhe-per-ne-kosove-kerkohej-per-grabitje"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 20:34

Ekstradohet R.K., nga Britania e Madhe për në Kosovë, kërkohej për grabitje

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 20:34

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se sot ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar R.K. nga Britania e Madhe për në Kosovë.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë, njofton PK.  

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Britanike”, vijon njoftimi.

“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement