Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar - Gazeta Express
string(72) "ekstradohet-nga-zvicra-ne-kosove-i-kerkuari-me-urdherarrest-nderkombetar"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 21:41

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 21:41

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë.

Sipas PK-së, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.  

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre zvicerane, vijon njoftimi i policisë.

“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement