Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Clevio, i kërkuar për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë - Gazeta Express
string(98) "ekstradohet-nga-dubai-ne-shqiperi-clevio-i-kerkuar-per-perndjekje-dhe-thyerje-te-mases-se-sigurise"

Rozë

Gazeta Express

09/10/2025 9:26

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Clevio, i kërkuar për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë

Rozë

Gazeta Express

09/10/2025 9:26

Një tjetër shtetas shqiptar që kërkohej ndërkombëtarisht është ekstraduar drejt vendit, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Bëhet fjalë për Clevio, emër i njohur për publikun shqiptar, 39 vjeç, lindur në Lushnjë, i cili ishte shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Clevio (K.A.) u lokalizua dhe u arrestua në Dubai, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, që synon kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë që i fshihen drejtësisë, duke qëndruar jashtë vendit, kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas njoftimit zyrtar nga Interpol Tirana, Clevio ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Ai akuzohet se për një periudhë të gjatë ka përndjekur, si fizikisht ashtu edhe përmes rrjeteve sociale, shtetasin R.R. dhe familjarët e tij.

Përveç kësaj, Gjykata e Fierit e ka dënuar gjithashtu në vitin 2024 me 9 muaj burg, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë të caktuar më parë ndaj tij.

Pas finalizimit të procedurave të ekstradimit, Clevio është sjellë në Shqipëri ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.