Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për "Vjedhje të rëndë", dërgohet menjëherë në burg - Gazeta Express
string(102) "ekstradohet-nga-austria-ne-kosove-nje-person-i-kerkuar-per-vjedhje-te-rende-dergohet-menjehere-ne-burg"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:34

Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për “Vjedhje të rëndë”, dërgohet menjëherë në burg

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:34

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” është ekstraduar nga Austria në Kosovë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Kosovës njofton se ekstradimi është realizuar rreth orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

I kërkuari ishte nën hetim me dy urdhëresa aktive të gjykatës dhe pas pranimit nga Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave i stacionit policor në Podujevë, ai është dërguar menjëherë për vuajtjen e dënimit prej një viti e gjashtë muajsh burgim.

“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.  Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të shpallur në kërkim