Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar - Gazeta Express
string(72) "ekstradohet-nga-anglia-ne-kosove-i-kerkuari-me-urdherarrest-nderkombetar"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 21:25

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 21:25

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të pergjithshëm”.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Tutje, Policia thekson se do të vazhdoj “me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement