string(64) "ekstradohet-26-vjecari-i-kerkuar-per-plagosje-me-thike-ne-kucove"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 13:00

Ekstradohet 26-vjeçari i kërkuar për plagosje me thikë në Kuçovë

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 13:00

Një 26-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Greqi dhe ekstraduar në Shqipëri, njoftoi Policia e Shtetit. B. A., nga Kuçova, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, pasi në vitin 2023 ka goditur disa herë me thikë E. B. gjatë një konflikti në lagjen “Llukan Prifti”.

Kapja e tij u realizua falë bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet greke dhe Interpol Tiranën, në kuadër të operacionit “The Wanted”. Gjykata e Beratit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.