Ekstradohen nga Shqipëria dy shtetas të Kosovës, të dyshuar për vepra penale "Grabitje" dhe "Vjedhje Grabitqare" - Gazeta Express
string(75) "ekstradohen-nga-shqiperia-dy-te-dyshuar-qe-kishin-urdherarrest-nderkombetar"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 16:01

Ekstradohen nga Shqipëria dy shtetas të Kosovës, të dyshuar për vepra penale “Grabitje” dhe “Vjedhje Grabitqare”

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 16:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ekstraduar dy të dyshuar nga Shqipëria për në Kosovë që kishin urdhërarrest ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë edhe njësitet tjera relevante të PK-së,  me datën 09.09.2025 përmes pikës kufitare Vërmicë ka bërë ekstradimin e dy të dyshuarve shtetasve të Kosovës.”

Ata ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi kërkoheshin për “Grabitje” dhe “Vjedhje grabitqare”.

“Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete shqiptare pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vepra të ndryshme penale si: “Grabitje“ dhe “Vjedhje grabitqare“. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë.”

Policia thotë se të dyshuarit pas ekstradimit të tyre janë dërguar në njësitet përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

“Policia e Kosovës do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement