Ekspozitë për të kremtuar 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Fatos Kongoli - Gazeta Express
string(76) "ekspozite-per-te-kremtuar-80-vjetorin-e-lindjes-se-shkrimtarit-fatos-kongoli"

Arte

Gazeta Express

31/01/2024 15:03

Ekspozitë për të kremtuar 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Fatos Kongoli

Arte

Gazeta Express

31/01/2024 15:03

Sot, më 31 janar Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka hapur ekspozitën “Fatos Kongoli në 80 vjetorin e lindjes”.

Njoftimi i plotë:

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, duke pasur gjithmonë në vëmendje promovimin e vlerave më të mira të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe personaliteteve që i japin dinjitet asaj, çeli të mërkurën, më datë 31 janar, ekspozitën “Fatos Kongoli në 80-vjetorin e lindjes”, si një takim mes miqsh të vjetër, që ndanë me publikun kujtimet dhe vlerësimet për jetën dhe veprën e shkrimtarit të rëndësishëm të letrave shqipe, me pjesëmarrjen e akademikëve, shkrimtarëve, studiuesve, pedagogëve, botuesve, miqve dhe dashamirësve të kulturës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Amerikane, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

/Express