Më 23 dhe 24 prill nga ora 11:00 deri në 14:30, në shtëpinë e Evropës në Prishtinë mbahet ekspozita ekspozita “Zëra përmes Artit”.
Kjo ekspozitë sjell në vëmendje temat thelbësore të të drejtave pronësore, strehimit dhe zhvendosjes, të përjetuara dhe të shprehura nga artistë romë. Përmes tregimeve të fuqishme vizuale, theksojmë rëndësinë e përfshirjes, identitetit dhe drejtësisë në fushën e të drejtave për pronë dhe strehim.
Artistët pjesëmarrës: Farija Mehmeti, Dashnim Berisha dhe Bajram Mehmeti