Më 16 tetor, nga ora 19:00, në Kino Armata do të hapet ekspozita e Afrim Hajrullahut, me cikël fotografik “Kosovarja”, e cila paraqet jetën e grave në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.
“Kosovarja”
Në vitet e ’90-ta, jeta në Kosovë ndryshoi rrënjësisht. Nën dhunë, mungesë dhe përballje të përditshme, ishin gratë ato që mbajtën gjallë familjet, kujdesin për jetën e re, morën pjesë në protesta dhe ruajtën një përditshmëri që shpesh dukej e pamundur.
Cikli fotografik “Kosovarja” i Afrim Hajrullahut i sjell këto momente në pamje të drejtpërdrejtë e të sinqertë. Në to shfaqen gra që punojnë, gra që kujdesen për fëmijët, gra që marshojnë e gra që largohen me kolonat e eksodit. Çdo imazh është i lidhur me kohën dhe vendin ku është shkrepur, duke hapur një dritare të qartë mbi realitetin e asaj periudhe.
Ekspozita përfshin skena nga fshatrat e Hasit, tregjet e Pejës, bodrumet e Prishtinës ku arti e kultura kërkonin hapësirë, dhe rrugët ku protestohej kundër dhunës. Ajo mbledh një kujtesë të shpërndarë në fragmente të përditshmërisë, duke i vendosur pranë njëra tjetrës për të treguar një histori më të gjerë të grave të Kosovës.
16 – 17 Tetor 2025
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...