Ekspozitë/ 'Dhembja e heshtur' - Gazeta Express
string(27) "ekspozite-dhembja-e-heshtur"

Ekspozitë/ ‘Dhembja e heshtur’

Arte

Gazeta Express

27/06/2022 15:22

Më 29 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të hapët ekspozita “dhembja e heshtur”, duke filluar nga ora 20:00.

“Dhembje e heshtur” është ekspozita e gjashtë me radhë përmes së cilës OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes, në bashkëpunim me personat që morën pjesë në projektin “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë” e përjetësojnë kujtimin dhe e dokumentojnë të shkuarën.

Lexo Edhe:

Tregimet e shtjelluara në gjashtëmbëdhjetë tablotë, të përmbledhura bashkë, marrin formën e një ditari, apo kronike me emra njerëzish dhe vendesh, me data ngjarjesh që bartin copëza historie, të një kapitulli që pret të shkruhet.

Secili nga udhëkryqi i vet jetësor është orvatur që t’i kap kujtimet e lëna udhëve të viteve të ’90-ta, me theks të veçantë të 1999-ës. Disa, madje, janë të brezit që nuk i ka përjetuar ato drejtpërsëdrejti, por e bartin barrën e tregimeve të përcjella nga familja, rrethi dhe shoqëria.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur prej datës 29 qershor deri më 2 korrik 2022 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania, si pjesë e Shërbimit Civil të Paqes dhe i mbështetur me fonde nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

/Gazeta Express