Ekspozitë dhe koncert solo në CNP / ‘Manifesta 14’ - Gazeta Express
string(46) "ekspozite-dhe-koncert-solo-ne-cnp-manifesta-14"

Arte

Gazeta Express

12/07/2023 14:31

Ekspozitë dhe koncert solo në CNP / ‘Manifesta 14’

Arte

Gazeta Express

12/07/2023 14:31

Dy aktivitete shënohen nesër nga CNP (Centre for Narrative Practice) në kuadër të Manifesta 14. Ekspozita e fëmijëve nga Programi i Edukimit dhe koncerti solo nga Robert Bisha, janë dy aktivitetet kulturore që mbahen nesër më fillim nga ora 10:00 dhe 19:00.

E hapur më 13 korrik, në orën 10:00, kjo ekspozitë paraqet vepra arti të krijuara nga fëmijë të talentuar nga Programi i Edukimit, që nga rihapja e CNP e deri më tani. Ekspozita është përmbledhje e sesioneve të shumta të trajnimit me shkollat, ngjarjeve tërheqëse për fëmijë, aktiviteteve të Ditës së Fëmijëve dhe Programit të CNP të pasur të Familjes. E kuruar nga Menaxherja e Edukimit dhe Komuniteteve e CNP, Rina Gosalci, kjo ekspozitë është një dëshmi e rrugëtimit që kanë nisur artistët tanë të rinj.
Ekspozita është e hapur deri më 28 korrik.  

Koncert solo nga Robert Bisha, në kopshtin e CNP të premten, më 14 korrik, duke filluar nga ora 19:00.  

Pianoja solistike e Robert Bishës, një muzikant eklektik dhe poliedrik, del në dimensionin mistik dhe romantik, me tingullin bashkëkohor të pasur me melodinë e thjeshtë dhe të thellë të blues ballkanike, që e bën atë të krijojë një gjuhë origjinale dhe transversale që prekë xhazin improvizues.   

Pjesëmarrësit në koncert do të zhyten në kërkimin personal muzikor të këtij pianisti të jashtëzakonshëm, i cili e shpreh kërkimin e tij artistik me shije të rafinuar. Është një dëshirë për t’i bërë homazh udhëtimit të bërë, për guximin që e shtyu njeriun të shkojë përtej të njohurave, të emigrojë, si dhe një nderim për qetësinë që i lejon njeriut të vëzhgojë veten aty ku është.