Ekspozita “Unidentified False Objects” në GOCAT - Gazeta Express
string(45) "ekspozita-unidentified-false-objects-ne-gocat"

Ekspozita “Unidentified False Objects” në GOCAT

Arte

Gazeta Express

12/12/2024 14:13

Më 10 dhjetor në Galerinë e Artit Bashkëkohor në Tiranë u hap ekspozita e Ardian Isufit “Unidentified False Objects – UFO”.

Kërkimi i Ardian Isufit nis nga çështje akute, midis utopisë dhe distopisë. Në këtë ekspozitë konceptuale, evolucionare në vendndodhje, përmbajtje dhe formë, duke përfshirë një kombinim të mediumeve si video, instalacion e ndërhyrje në hapësirë, “U.F.O.” kthehet në një rrugëtim artistik, ku natyra shëtitëse dhe performuese e veprave ka një matricë të dallueshme bashkëkohore.

Lexo Edhe:

“Unidentified False Objects” sfidon perceptimet tradicionale duke eksploruar trashëgiminë ideologjike dhe urbane të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste. Përmes objekteve të rivendosura, instalacioneve të fuqishme dhe video-artit, Ardian Isufi krijon një dialog të thellë mbi propagandën, absurditetet e kohës dhe ndikimin e tyre në kujtesën kolektive dhe hapësirën gjeo-kulturore.

Kjo ekspozitë që përmbyll kalendarin artistik të vitit 2024 në Galerinë ‘GOCAT’, është dukshëm një qasje e zgjeruar në raport e dialog me shoqërinë, historinë, e kulturën, ku përballja e artistit me realitetin shqiptar, sado radikale dhe e drejtpërdrejtë, është njëkohësisht ndërvepruese me publikun, hapësirën e kohën.