string(85) "ekspozita-testament-sjell-ne-drite-historite-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian"

Arte

Gazeta Express

09/06/2025 18:21

Ekspozita “Testament” sjell në dritë historitë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Arte

Gazeta Express

09/06/2025 18:21

Përmes portreteve dhe rrëfimeve të njëzetë profesionistëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, “Testament” shpalos talentin e përkushtimin e tyre në fushat përkatëse. Por ekspozita me fotografi të Arben Llapashticës, kuruar nga Eliza Hoxha, rrezaton edhe fuqinë për të sfiduar stereotipat dhe për të ndërtuar realitetin ku ekzistojnë diversiteti dhe barazia.

Në një përpjekje për të sjellë më afër publikut rrëfime të fuqishme dhe autentike nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, ekspozita “Testament” do të hapet për publikun në Muzeun e Mitrovicës, të enjten, nga ora 19:00.

Ekspozita përmbledh 20 histori jetësore të personaliteteve nga këto komunitete, duke i shndërruar ato në një dëshmi vizuale dhe emocionale të sfidave, ëndrrave dhe forcës së tyre. Përmes portreteve dhe rrëfimeve personale, “Testament” synon të sjellë një pasqyrim të thellë të realitetit të komuniteteve që shpesh mbesin në margjinat e shoqërisë.

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, institucioneve, organizatave dhe mediave, duke e cilësuar ekspozitën si një hapësirë të rëndësishme për reflektim, dialog dhe ndërgjegjësim shoqëror.

“Kjo ekspozitë nuk është vetëm art. Është zë. Është kujtesë. Është testament për dinjitetin dhe kontributin e njerëzve që shpesh nuk marrin vëmendjen që meritojnë,” thuhet në njoftimin e organizatws “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për tre javë dhe është falas për publikun. Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur ta vizitojnë dhe të përjetojnë nga afër mesazhin që kjo ekspozitë përcjell, një thirrje për pranim, barazi dhe respekt të ndërsjellë.

aaaaa