Ekspozita “Përkthyer në Socializëm” pati hapjen në Stamboll - Gazeta Express
string(57) "ekspozita-perkthyer-ne-socializem-pati-hapjen-ne-stamboll"

Arte

Gazeta Express

30/10/2024 15:09

Ekspozita “Përkthyer në Socializëm” pati hapjen në Stamboll

Arte

Gazeta Express

30/10/2024 15:09

Ekspozita e titulluar “Përkthyer në Socializëm” pati hapjen javën e kaluar më 24 tetor në Salt Galata në Stamboll dhe është realizuar në bashkëpunim mes Fondacionit Lumbardhi dhe sat_online.

Kjo ekspozitë hulumton se si, në një kontekst shoqëror shumëkombëtar, u afirmua identiteti turk dhe se si u transformua nën ideologjinë socialiste, në veçanti në Kosovë dhe Maqedoni.

Këto histori pak të njohura të përçuara mes botimeve, periodikëve dhe formave të ndryshme të shpërndarjes së informacionit të gjetura në arkiva private dhe biblioteka publike vijnë të ripunuara me nga artistë bashkëkokohë si Mustafa Emin Büyükcoşkun, Yane Calovski, Hana Miletić, Ahmet Öğüt, Fevzi Tüfekçi, and Dilek Winchester.

Hulumtimi për këtë ekspozitë është kryer nga Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada nga PykëPresje dhe me kurim të Merve Elveren.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizita deri më 23 shkurt 2025.