Ekspozita “Ngjyrat e atdheut” në Muzeun Kombëtar të Kosovës
Arte
Gazeta Express
28/11/2023 15:01
Për nder të Ditës së Flamurit dhe festave të nëntorit, në Muzeun Kombëtar
të Kosovës është hapur ekspozita kolektive “Ngjyrat e Atdheut”.
Ekspozita shfaq veprat e krijuesve shqiptarë që për temë kanë ngjarjet,
figurat dhe personalitetet më të rendësishme në historinë shqiptare, si dhe
rrjedhat kohore nëpër të cilat ka kaluar vendi.
Ekspozita është realizuar nga Instituti i Kosovës për Siguri dhe
Marrëdhënie Nderkombëtare (IKSMN), me seli në Prishtinë.