Ekspozita ‘Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale Në Tekstil’ në GKK - Gazeta Express
string(67) "ekspozita-ngjarja-e-nje-fijeje-narrativat-globale-ne-tekstil-ne-gkk"

Ekspozita ‘Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale Në Tekstil’ në GKK

Arte

Gazeta Express

23/02/2024 14:05

Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspozitën kolektive të titulluar “Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale Në Tekstil “, e kuruar nga Inka Gressel, Susanne Weiß dhe Hana Halilaj, të enjten, 29 shkurt në ora 19:00.

Në qendër të ekspozitës të quajtur “Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale në Tekstil”, janë tekstilet ku fokusi qëndron në pyetjet si: Çfarë kuptime dhe porosi të qenësishme mund të gjenden në pëlhura? Cila është rëndësia e tyre kulturore? Si mund të ‘lexohen’ tekstilet? Çfarë mund të na tregojnë pëlhurat për origjinën, kuptimin dhe rolet e tyre në shoqëri? Cilat teknika tradicionale të tekstilit kanë përvetësuar, përhumbur, zhvendosur dhe rikthyer në jetë artistët? Tekstilet formojnë vendin ku arti takohet me artizanatin, traditat takohen me ditët e sotme dhe njohuritë lokale kryqëzohen me marrëdhëniet globale.

Lexo Edhe:

Ekspozita nxjerr në pah shumë mënyra komplekse në të cilat artistët pjesëmarrës punojnë me tekstile. Ato i lidhin narrativat personale dhe estetike me konfigurimin social dhe ekonomik të botës së globalizuar.
Në vitin 1965, artistja e Bauhaus, Anni Albers e përshkroi “ngjarjen e një fijeje” si diçka shumëlineare, pa fillim apo fund: më gjerësisht, ajo nënkupton fushëveprim të vazhdueshëm për të rivlerësuar marrëdhëniet dhe për të ristrukturuar lidhjet dhe kontekstet.

Në të gjitha pjesët e botës mund të dëshmohen mbishkrimet komplekse të tekstileve nëpër historitë e tyre kulturore dhe industriale. Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, kjo ekspozitë udhëtuese fillon me thurjen e ndërlikuar të narrativave nga globi dhe inicion dialogje të reja në kontekstin lokal. Historitë janë të thurura me shkathtësi në pëlhura dhe tekstile skulpturore, duke theksuar natyrën dinamike dhe të gjithanshme të fibrave.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 28 prill, 2024.

/Express