Avokati kosovar, Arianit Koci, ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka marrë përsipër mbrojtjen e Shkëlzen Gashit i cili tashmë është nën hetime nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë.
Koci në njoftimin e tij ka thënë se bastisja e banesës së Shkëlzen Gashit është kryer pa urdhër të gjykatës, derisa gjatë kontrollit thotë se Gashit i është prezantuar një autorizim i prokurorit për mbledhje të provave.
“Ky autorizim nuk e zëvendëson vendimin gjyqësor për bastisje. Për më tepër, ky dokument është komunikimi intern i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.
Sipas nenit 36 të Kushtetutës, bastisja e banesës, konfiskimi i pajisjeve dhe ndërhyrja në komunikime lejohen vetëm me vendim gjyqësor, përveç rasteve urgjente. Një urgjencë e tillë nuk ekziston, sidomos kur kemi të bëjmë me veprimtari publike – ekspozitë në qendër të kryeqytetit”, shkruan Koci.
Sipas avokatit mbrojtës “vet mënyra se si është realizuar bastisja, ngutia e paarsyeshme e organeve shtetërore, e kontaminon çështjen e pretenduar penale që në fillim”.
Në fund Koci thotë se rasti në fjalë përbën edhe precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë publike.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...