Sonte nga ora më 9 qershor behet hapja e ekspozitës “Gjatë gjithë kësaj kohe bëhem” nga Renea Begolli, kuruar nga Anyla Kabashi.
Kuruar nga Anyla Kabashi
Të bëhemi kompost do të thotë të pranojmë brishtësinë e trupit tonë, ekzistencën tonë materiale si pjesë e cikleve të mëdha të tokës, ujit, frymës e kalbjes. Është një lëshim i butë ndaj idesë që bëhemi e shpërbehemi prej njëra-tjetrës, prej njerëzve dhe qenieve që janë më-shumë-se-njerëz.
Kjo është ekspozita e tretë personale e Renea Begollit në Kosovë, ku bashkohen kujtime personale, teknologjia dhe mendimi ekologjik. Përmes shprehjes së kujdesit dhe veprimeve të vogla të dashurisë, “Gjatë gjithë kësaj kohe, bëhem” reflekton mbi idetë se si rritemi, shpërbehemi e rritemi prapë. Gjithmonë në lidhje me njëra-tjetrën dhe me botën përreth. Hapja e ekspozitës behet nga ora 20:00 në Hajde! Foundation, Grand Hotel, Kati i gjashtë.