string(54) "ekspozita-gjate-gjithe-kesaj-kohe-behem-ne-grand-hotel"

Arte

Gazeta Express

03/06/2025 14:47

Ekspozita “Gjatë gjithë kësaj kohe, bëhem” në Grand Hotel

Arte

Gazeta Express

03/06/2025 14:47

Më 9 qershor nga ora 20:00 në Grand Hotel në katin e gjashtë ‘Hajde Foundation’ hap ekspozitën personale të artistes, Renea Begolli kuruar nga Anyla Kabashi.

Për ekspozitën:

Të bëhemi kompost do të thotë të pranojmë brishtësinë e trupit tonë, ekzistencën tonë materiale si pjesë e cikleve të mëdha të tokës, ujit, frymës e kalbjes. Është një lëshim i butë ndaj idesë që bëhemi e shpërbehemi prej njëra-tjetrës, prej njerëzve dhe qenieve që janë më-shumë-se-njerëz.

Kjo është ekspozita e tretë personale e Renea Begollit në Kosovë, ku bashkohen kujtime personale, teknologjia dhe mendimi ekologjik. Përmes shprehjes së kujdesit dhe veprimeve të vogla të dashurisë, “Gjatë gjithë kësaj kohe, bëhem” reflekton mbi idetë se si rritemi, shpërbehemi e rritemi prapë. Gjithmonë në lidhje me njëra-tjetrën dhe me botën përreth.

Ekspozita do të qendroj e hapur deri më 30 korrik.

aaaaa