Më 28 nëntor nga ora 19:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve hapet ekspozita kolektive e profesorëve të Fakultetit.
Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës fton në hapjen solemne të Ekspozitës së Profesorëve, e cila organizohet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, një nga datat më të rëndësishme të historisë, identitetit dhe kulturës sonë kombëtare.
Kjo ekspozitë paraqet krijimtarinë e profesorëve të Fakultetit të Arteve nga të gjitha disiplinat, duke sjellë vepra që reflektojnë traditën artistike, zhvillimin bashkëkohor dhe angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e artit në vend.
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...