string(28) "eksploziv-baneses-ne-elbasan"

Shqiperi

Gazeta Express

01/05/2025 12:32

Eksploziv banesës në Elbasan

Shqiperi

Gazeta Express

01/05/2025 12:32

Një shpërthim tritoli tronditi lagjen Partizani në Elbasan.

Pak pas mesnate, në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës, shpërtheu një sasi eksplozivi e vendosur në oborrin e pallatit, afër hyrjes së një apartamenti.
Banesa së cilës iu vu tritoli rezulton në pronësi të Arbër Pepa, i cili në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në shtëpi.

Nga shpërthimi, ka pasur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Banorët thonë se janë trembur nga shpërthimi i fortë.

“Dëgjuam një krismë të fortë, thamë çfarë ndodhi, dolëm të shihnim, unë jam në katin e dytë, më janë thyer xhamat. Këtu poshtë jeton një burrë, grua e fëmijë. Po ata ikën në aksham. Këtu ngjitur kam të ëmën me vëllain.”

“U tund shtëpia ime, as në tërmet s’u tund aq, u trembëm sa s’e ke idenë, sapo mbaroi sporti ka ndodhur.”

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë e inskenuar nga vetë i zoti i shtëpisë, Arbër Pepa, në bashkëpunim me nipin, i cili jeton afër tij, me qëllim përfitimin e azilit, pasi së bashku me familjen e tij, Pepa jeton mes Shqipërisë dhe një vendi të Bashkimit Europian.