Vera është stina kur krijohen kujtimet më të bukura. Argëtimet me miqtë, udhëtimet në vënde të ndryshme, pushimet në plazh, e bëjnë këtë stinë më interesante edhe për audiencën online dhe për ata që janë të lidhur ngushtu me rrijetet sociale. Duke qenë se fotografia është kthyer në një formë komunikimi, të gjithë preferojnë të shohin dhe të shpërndajnë në rrjetet sociale aktivitete zvabitëse, të cilat na shoqërojnë përgjatë verës. Është ajo që i bën mediat sociale ‘sociale’. Për këtë, ne ju tregojmë disa këshilla se si me Samsung Galaxy S23 Ultra, të realizoni fotografi dhe video për krijimin e një konteti fantastik veror.
Mos harroni të shkrepni disa foto selfie
Nuk është e nevojshme të ecni me një “selfie stick” gjatë gjithë kohës, por duhet të bëni disa selfie herë pas here. Shumicën e kohës jeni prapa objektivit, por mos harroni të jeni vetë në foto përpara një sfondi të mrekullueshëm dhe unik. Seria Galaxy S23 prezantoi fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. Për më tepër, teknologjia Dual Pixel e kamerës së përparme përqendrohet më me shpejtësi dhe saktësi, edhe në ndriçim të ulët. Kjo bën që kamera e përparme 12MP e Samsung Galaxy S23 Ultra të kapë me qartësi foto dhe video selfie edhe pasi dielli të perëndojë.
Bëhuni kreativ dhe krijoni video argëtuese
Fotot janë fantastike. Megjithatë, asgjë nuk ju ndihmon të ripërjetoni ndjesitë e një kujtimi sesa një video. Xhirimi i videove me Galaxy S23 Ultra është mjaft argëtues dhe i shton një dimension tjetër krijues kamerës të gjithanshme të fotografive. Do të realizoni video më kinematografike falë 8K të përmirësuar me 30 korniza për sekondë me një kënd më të gjerë. Pavarësisht nivelit të dritës, video është më e qëndrueshme me OIS më të mirë dhe teknologjinë që zvogëlon zhurmën.
Galaxy S23 Ultra ka shumë modalitete interesante që vlejnë për tu eksploruar dhe pasurojnë rrjetet sociale, si psh: Astro Hyperlapse. Qielli me yje mund të transformohet në një vepër arti duke aktivizuar Hyperlapse për të regjistruar levizjet e natës me qartësi dhe më pas i shpejtoni në disa sekonda për ta përshtatur me minutazhin e një video reel-s.
Gjithashtu, brenda aplikacionit “Samsung Gallery”, ekziston një modaliteti “Create Movie”, ku mund të shkurtoni dhe bashkoni së bashku klipe të ndryshme, më pas të shtoni tranzicione, tituj dhe muzikë.
Një prekje më profesionale me Expert RAW
Për përdoruesit që duan kontrollin dhe personalizimin, seria Galaxy S ofron një sërë mjetesh që diferencojnë çdo përvojë fotografike. Aplikacioni Expert RAW është një aplikacion inovativ i kamerës për Samsung Galaxy që ofron skedarë RAW që mund të filmohen dhe modifikohen profesionalisht më vonë, në mënyrë që të mund të bëni fotografi me cilësi të lartë HDR (High Dynamic Range).
Kur shkrepni me Expert RAW, ruhen skedarët JPEG dhe skedarët RAW (Linear DNG 16-bit). Ndryshe nga JPEG, i cili kompreson fotot për të kursyer madhësinë e skedarit, skedarët RAW ruajnë të dhënat origjinale të imazhit të pakompresuara nga sensori i kamerës, kështu që ju mund ta modifikoni rezultatin në më shumë detaje në aplikacionin pas editimit.
Pra, falë Expert Raw mund të eksperimentoni me artin fotografik me ekspozime të shumëfishta ose të kapin një pamje të qartë të Rrugës së Qumështit me cilësimet e Astrophoto.
Tani është koha që t’i vini në zbatim këto këshilla. Krijimi i fotografive dhe videove është një mënyrë e shkëlqyer për të kapur kujtimet dhe për të eksploruar anën tuaj krijuese.
Për më shumë informacion rreth Galaxy S23 Ultra, vizitoni: linkun.