Ekspertja jep alarmin: Pacientët në Onkologji janë trajtuar në mënyrë të papërshtatshme - Gazeta Express
string(86) "ekspertja-jep-alarmin-pacientet-ne-onkologji-jane-trajtuar-ne-menyre-te-papershtatshme"

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 15:21

Ekspertja jep alarmin: Pacientët në Onkologji janë trajtuar në mënyrë të papërshtatshme

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 15:21

Vazhdoi gjykimi për rastin e trajtimit të papërshtatshëm të pacientëve në Onkologji me pyetje për ekspertët nga Fakulteti i Mjekësisë në Maribor, Maja Ravnik dhe asistenten e saj Jasmina Jordan, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Sipas ekspertizës së Ravnik, tek disa pacientë terapia ishte ndryshuar disa herë, ndërsa në disa raste pacientëve që merrnin kimioterapi u ishin dhënë antibiotikë për shkak të inflamacionit, duke u trajtuar në kundërshtim me protokollet.

“Indikacionet tregojnë se pacientja kishte marrë kimioterapi në një gjendje shëndetësore të përkeqësuar. Me vlera kaq të rritura të mëlçisë, kjo e kishte rrezikuar pacienten dhe kishte çuar në përkeqësim të gjendjes. Vetë përshkrimi i medikamentit tre ditë para vdekjes mund të them se e ka përshpejtuar vdekjen”, tha Maja Ravnik, eksperte.

Për avokatin e doktoreshës Simonida Cërvenkova, Vladimir Tufekgjiq, ekspertiza nuk mund të merret si provë pasi ishte përgatitur mbi dokumentacion të paplotë dhe bazohej në përgjegjësi sipas procedurave evropiane, të cilat nuk janë pjesë e rendit juridik në vend.

“Është dërguar një kërkesë nga drejtori i Fondit të Shëndetësisë tek Ministria e Shëndetësisë, me të cilën informohet se udhëzuesit e huaj që nuk janë të miratuar nga autoritetet shëndetësore maqedonase po zbatohen. Më tej, në këtë pjesë thuhet se nga shqyrtimi i udhëzuesve të huaj është konstatuar se ata janë përshkrues, pa kritere të qarta dhe nuk kanë status të përcaktuar e as kritere të tjera të nevojshme për trajtim”, u shpreh Vladimir Tufekgjiq, avokat.

Gjykimi për rastin Onkologjia, në të cilin akuzohen ish‑drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe dy onkologë të tjerë Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, vazhdon edhe nesër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement