Ekspertët e Organiztaës Botërore të Shëndetit pranuan se Koronavirusi mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.
“Koka” e komitetit teknik Dr.Maria Van Kerkhove tha se një grup prej 200 shkencëtarësh kishin njohur teorinë e përhapjes së virusit në ajër. Ajo shtoi se komiteti është duke punuar me këtë grup për një përmbledhje shkencore për natyrën e transmetueshmërisë së virusit.
Koordinatorja e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, Profesoreshë Bendetta Allegranzi tha se megjithëse ka prova se virusi përhapet nga ajri, nuk është asgjë e vulosur përfundimisht. Të dyja mjeket thanë se për të ndaluar përhapjen është e nevojshme mbajtja e maskës ashtu si edhe distancimi social.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pandemia vazhdon të përparojë dhe se nuk e ka arritur ende kulmin. Ai shtoi se përgjatë 12 javëve u shënuan 400 mijë raste me COVID në botë dhe vetëm javën e shkuar u shënua po i njëjti numër.