Eksperti zemërohet me vendimin e Juventusit gjatë krizës së koronavirusit - Gazeta Express
string(73) "eksperti-zemerohet-me-vendimin-e-juventusit-gjate-krizes-se-koronavirusit"

Gazeta Express

21/03/2020 16:32

Eksperti zemërohet me vendimin e Juventusit gjatë krizës së koronavirusit

Gazeta Express

21/03/2020 16:32

Avokati që po e studion pandeminë koronavirus dhe ndikimin e këtij virusi, Rinaldo Romanelli, e vlerëson si të pabesueshëm vendimin e Juventusit për t’i lënë Gonzalo Higuainin, Miralem Pjanicin dhe Sami Khediran të largohen nga Italia, përkundër që ata supozohej të ishin vetizoluar.

Juventusit i kanë dalë dy futbollistë pozitivë në testin për virusin Covid-19, Daniele Rugani dhe Blaise Mautidi, kështu 121 anëtarët e klubit, përfshirë këtu stafin dhe presidentin Andrea Agnelli, janë vetizoluar, transmeton Gazeta Express.

Zakonisht, periudha e vetizolimit për ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj personave që dolën pozitivë në këtë test është 15 ditë, siç u konfirmua nga Interi që e vendosi të gjithë skuadrën në karantinë pasi që për herë të fundit u përball me Juventusin.

Duke marrë parasysh që Gonzalo Higuaini, Miralem Pjanici dhe Sami Khedira ishin në kontakt të afërt me Ruganin, i cili ishte në stol për ndeshjen kundër  Interit, një javë nuk vlerësohet e mjaftueshme për periudhën e vendosjes në karantinë.

Pasi së fundi dolën negativë në testin për Covid-19, që të tre kërkuan leje të largoheshin nga klubi dhe e patën këtë mundësi pasi ia treguan policisë italiane rezultatet e testeve. Megjithatë, kjo situatë e zemëroi avokatin Rinaldo Romanelli.

“Kjo situatë më lë shumë të hutuar. Karantina është vendosur të mbahet për 14 ditë, siç është deklaruar në dekretin e Ministrit të Shëndetësisë më 21 shkurt. Nuk janë të përmendura përjashtime”, ka thënë Romanelli.

“Bashkëlojtarët e Ruganit duhej të ishin vendosur në karantinë për të paktën 14 ditë e jo deri në 14 ditë. Rrethanat e jashtëzakonshme vlejnë vetën për personelin ushtarak ose punëtorët shëndetësorë, jo për lojtarët”.

“Unë dua ta di se kush e autorizoi këtë vendim? Fakti që ata u lejuan të dalin vetëm shtatë-tetë ditë pasi njëri bashkëlojtar i tyre doli pozitiv e bën situatën edhe më të çuditshme. Shpresoj që ata që e morën këtë vendim i vlerësuan me kujdes të gjitha rregullat dhe situatën”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement