Eksperti i sigurisë: Shpërndarja e virusit nuk ndalohet me gjendjen e jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(84) "eksperti-i-sigurise-shperndarja-e-virusit-nuk-ndalohet-me-gjendjen-e-jashtezakonshme"

Eksperti i sigurisë: Shpërndarja e virusit nuk ndalohet me gjendjen e jashtëzakonshme

Gazeta Express

12/07/2020 8:04

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja ka thënë se vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në momentin aktual të rrezikut nga koronavirusi, është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit.

Përmes një postimi në Facebook, Qehaja është shprehur se gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion, ku ushtria ka rëndom rol prijës.

Lexo Edhe:

“Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë. Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit, krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka shkruar ndër të tjera ai.