Eksperti i shëndetit publik: Covid19 në Shqipëri po del jashtë kontrollit, spitalet janë vatra infeksioni - Gazeta Express
string(103) "eksperti-i-shendetit-publik-covid19-ne-shqiperi-po-del-jashte-kontrollit-spitalet-jane-vatra-infeksioni"

Eksperti i shëndetit publik: Covid19 në Shqipëri po del jashtë kontrollit, spitalet janë vatra infeksioni

Gazeta Express

12/07/2020 10:25

Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik ka folur në lidhje me mënyrën se si po e menaxhon shteti shqiptar situatën e krijuar nga pandemia.

Dasho tha se është e pafalshme që spitalet po kthehen në vatra infeksioni, teksa ka bërë apel për marrjen e masave me urgjencë ndërsa ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë se e ka humbur kontrollin e situatës.

Lexo Edhe:

“Masat e para duhet të jetë siguria në spitale, pasi është e pafalshme që njësoj si në fillim në Durrës, spitalet janë gatit ë kthehen në vatra të infeksioneve. Transporti publik që u hap këtë javë dhe që do të mbyllet, është bërë në mënyrën më të keqe të mundshme, gjysma e udhëtarëve ose nuk mbanin masë ose e mbanin keq. Ne publikut gabimisht jemi duke i thënë të mbajë maska në rrugë dhe jo duke e orientuar që të shmang disa aktivitete. Ministria e Shëndetësisë është duke bërë gafa diletantësh, mendoj se e ka humbur kontrollin e sigurisë, pasi po jep vetëm sugjerimet fillestare që janë të rëndësishme natyrisht por jo e vetmja rrugë”, tha Dasho në fax news.

Duke vënë theksin tek rritja e domosdoshme e testimeve, mjeku pohoi se një situatë e tillë me shtimin e rasteve të reja, ka ardhur sepse në kohën kur bota e përdori karantinën për të rehabilituar sistemin shëndetësor, në Shqipëri bëheshin deklarata se jemi më mirë se Gjermania dhe flitej për armiq të padukshëm.

“Numri i testimeve është më i vogli në Europë, nuk kemi kontroll mbi situatën nëse vijohet me këtë ritëm. Vendet Ballkanike nuk morën masa serioze, menduan se karantina do ta zhdukte virusin, ndërkohë që kemi paralajmëruar se për mënyrën si u aplikua në Shqipëri nuk mund ta izolonte. Në kohën që ishim në karantinë u krahasuan me Gjermaninë, ndërkohë që sot Shqipëria është e 10 vendet e para me numrin më të madh të infeksioneve për 1 milionë banorë.

Në Europë e përdoren karantinën për të përdorur në marrjen e masave. Ndërkohë që ne flisnim për përbindësha dhe armikun e padukshëm, Gjermania punoi për të ndërtuar rrjetin shëndetësor. Ishin masa inteligjente që ndërtoi Europa, ata krijuan partneritet me publikun jo ta trembin. Sot me publikun nuk po komunikohet përkundrazi po fajësohet”.

Në stinën e vjeshtës sipas Dashos, nuk është vetëm koronavirusi një fenomen shqetësues por edhe dhjetra viroza të tjera që shfaqen çdo vit.

“Në përgjithësi vjeshta vjen me viruse, janë me dhjetra viruse të tjera që shkaktojnë atë që shkaktojnë virozat e stinës. Më vjen shumë keq që e them situata jonë në raport me Covid-19 është në një mënyrë që kontrollin e ka virusi”.