string(78) "eksperti-i-referimit-hajriz-hajdari-liria-nuk-eshte-demtu-fare-ndaj-vushtrrise"

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 22:41

Eksperti i referimit, Hajriz Hajdari: Liria nuk është dëmtu fare ndaj Vushtrrisë

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 22:41

Eksperti i referimit dhe analisti i emisionit “Favorit”, Hajriz Hajdari ka komentuar referimin e ndeshjes Vushtrria – Liria, që e fituan këta të parët.

Vushtrria fitoi 3-1, në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, shkruan “Gazeta Express”.

Hajriz Hajdari tha se Liria nuk është dëmtu fare nga gjyqtari Alban Shala, madje tha se Vushtrria do të dëmtohej nëse nuk do të kishte VAR.

“Liria nuk e di se ku është dëmtuar, gjyqtari ka qenë në rregull shumë”, tha ai.

Liria ishte ankuar pas ndeshjes së djeshme, duke thënë se Alban Shala, gjyqtari i ndeshjes, ishte “Ylli i Ndeshjes”./GazetaExpress/