Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, sugjeron riparimin e saj - Gazeta Express
string(84) "eksperti-britanik-inspektoi-fushen-e-stadiumit-fadil-vokrri-sugjeron-riparimin-e-saj"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2021 19:17

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, sugjeron riparimin e saj

Futboll

Gazeta Express

17/09/2021 19:17

Dean Gilasbey, ekspert ndërkombëtar i menaxhimit të fushave të futbollit ishte për vizitë në Kosovë. Britaniku inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku bëri disa testime.

Pasi pa nga afër gjendjen e fushës, ai theksoi se ajo është mjaft e dëmtuar dhe se ka nevojë urgjente për riparim, ngase është tejet e ngarkuar dhe jashtë normave të parapara për një fushë futbolli të nivelit të tillë.

Lexo Edhe:

Ai pohoi se është i domosdoshëm kujdesi maksimal dhe pushimi i mundshëm eventual i kësaj fushe deri në rikuperimin e saj, pasi po shkon drejt përfundimit të orëve të lejuara me normat për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Për këtë arsye, ai sugjeroi që për shkak të ngarkesave dhe klimës së paqëndrueshme në vendin tonë kjo fushë të shfrytëzohet sa më pak që të jetë e mundur dhe në afat sa më të shpejtë të shndërrohet në bari hybrid, e cila më pas do të jetë rezistente ndaj temperaturave të ndryshme dhe po ashtu do të ketë qëndrueshmëri të dyfishtë për orët e punës apo për ndeshjet që do të zhvillohen në këtë fushë.

Në fund, eksperti britanik sugjeroi që duke pasur parasysh faktin se Kosova ka vetëm një stadium që i plotëson kushtet e kategorisë së katërt të UEFA-s, i sugjeroi FFK-së që të merret seriozisht me këtë fushë në një afat sa më të shpejtë kohor, në mënyrë që ajo të jetë në nivelin e duhur të zhvillimit të ndeshjeve.