Ekspertët zviceranë do të hartojnë edhe një raport për vdekjen e Deharit pas vizitës në Kosovë - Gazeta Express

Gazeta Express

24/10/2020 11:13

Me i fundit

Ekspertët zviceranë do të hartojnë edhe një raport për vdekjen e Deharit pas vizitës në Kosovë

Gazeta Express

24/10/2020 11:13

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”, do të hartojnë edhe një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë ekzaminimeve dhe do t’ia dërgojnë Prokurorisë, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Lexo Edhe:

pressing

“Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e institutit të Lozanës kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale. Pas marrjes së informatave më të hollësishme dhe ekzaminimeve të bëra, ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Raporti i publikuar pas vdekjes së Deharit nga ekspertët zviceran kërkonte hetime shtesë për rastin nëse edhe dikush i tretë mund të jetë përfshirë në rast por nuk e përjashtonin krejtësisht as vetëvrasjen, duke konstatuar se bazuar në dokumente është pak e mundshme që i njëjti ta ketë mbytur veten.

Avokati kontrovers Tomë Gashi e kishte interpretuar dhe vazhdon ta interpretojë këtë raport të zviceranëve si konstatim se Dehari është vrarë. Të njëjtin mendim e kanë dhënë edhe familjarët.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës kanë konstatuar se i njëjti ka kryer vetëvrasje në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, duke përdorur një shishe mjalti.

Lëvizja Vetëvendosje e ka përdorë ketë rast për të akuzuar pushtetin derisa në disa raste e ka nxjerr në publik edhe fëmijën e Deharit.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se ​gjatë dy ditëve, 22.10.2020 dhe 23.10.2020, në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”.

Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e institutit të Lozanës kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Pas marrjes së informatave më të hollësishme dhe ekzaminimeve të bëra, ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti.