Një studim i ri sugjeron se ruajtja e një rutine të rregullt fizike nga mesi i të dyzetave mund të ulë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të demencës.
Demenca është shkaktari kryesor i vdekjeve në Britani, dhe prej vitesh ekspertët thonë se rreth 45 për qind e rasteve mund të parandalohen me ndryshime të thjeshta të stilit të jetesës – përfshirë aktivitetin fizik. Por deri më tani nuk dihej qartë se në cilën moshë ushtrimet japin efektin më të madh mbrojtës.
Studimi që zbuloi “momentin kritik”
Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Bostonit, i udhëhequr nga Dr. Phillip H. Hwang, analizoi të dhëna nga 4,354 të rritur, të cilët ishin fëmijët e pjesëmarrësve të studimit të famshëm Framingham Heart Study.
Të anketuarit – asnjëri me demencë në fillim të studimit – u ndanë në tre grupe:
Secili grup u ndoq për periudha të ndryshme kohore, nga 14 deri në 37 vjet, për të parë se sa prej tyre do të zhvillonin demencë.
Në total, 567 persona zhvilluan demencë, prej të cilëve 369 u diagnostikuan me Alzheimer — forma më e përhapur e sëmundjes.
Mos ushtroni herët? Ja ku fillon ndikimi i vërtetë
Rezultatet e studimit zbuluan se:
Personat më aktivë (grupi Q5) kishin:
Këto rezultate ishin të njëjta edhe për rrezikun e Alzheimerit, duke konfirmuar rëndësinë e aktivitetit fizik në fazat më të pjekura të jetës.
Si u mat aktiviteti fizik?
Pjesëmarrësit raportuan vetë nivelin e tyre të aktivitetit përmes indeksit të aktivitetit fizik (PAI), i cili përfshin:
Bazuar në këto të dhëna, ata u ndanë në 5 kategori nga më pak aktivët (Q1) tek më aktivët (Q5).
Çfarë thonë ekspertët?
“Ne vumë re se nivele më të larta të aktivitetit fizik në moshën e mesme dhe të vonë lidhen me një ulje të ngjashme të rrezikut nga çdo lloj demence dhe veçanërisht Alzheimerit,” tha Dr. Hwang.
Ai shtoi se rezultatet mund të ndihmojnë në planifikimin e fushatave të shëndetit publik dhe strategjive parandaluese.
Kufizimet e studimit
Shumica e pjesëmarrësve ishin të bardhë, ndaj rezultatet mund të mos jenë të përgjithësueshme për grupet e tjera etnike.
Të dhënat mbi aktivitetin fizik janë vetë-raportuar, çka mund të çojë në pasaktësi.
Rreziku nga jeta sedentare
Ekspertët paralajmërojnë prej vitesh se jeta e ulur rrit rrezikun për:
NHS rekomandon të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar në javë ose 75 minuta aktivitet intensiv.
Në Britani, stili i jetës sedentare – orë të tëra ulur në punë, në makinë apo para televizorit – vlerësohet se shkakton rreth 70,000 vdekje në vit dhe i kushton NHS-së rreth 700 milionë paund për trajtime. /GazetaExpress/