Ekspertët, skeptikë ndaj vaksinave COVID-19 derisa të testohen masivisht njerëzit - Gazeta Express
string(80) "ekspertet-skeptike-me-vaksinat-covid-19-derisa-te-testohen-masivisht-te-njerezit"

Gazeta Express

29/10/2020 10:53

Ekspertët, skeptikë ndaj vaksinave COVID-19 derisa të testohen masivisht njerëzit

Gazeta Express

29/10/2020 10:53

Mund të mos jetë e qartë se cilat vaksina Covid-19 funksionojnë më mirë, ose nëse ato kanë apo jo efekt, derisa të autorizohen dhe t’u injektohen shumë njerëzve, tha një ekip ekspertësh.

Me 44 vaksina që ndodhen aktualisht në prova klinike, do të jetë e vështirë të thuash se cilat janë më efektivet në parandalimin e virusit, thanë ekspertët e udhëhequr nga Dr. Susanne Hodgson, i Institutit Jenner të Universitetit të Oksfordit.

Lexo Edhe:

Njerëzit mund të presin që vaksinat të paktën t’i mbrojnë nga infeksioni i rëndë ose vdekja, por kjo do të jetë e vështirë të kuptohet nga provat klinike sepse kërkon shumë vullnetarë.

“Sidoqoftë, mbrojtja ndaj sëmundjes në fazë të rëndë dhe vdekjes është e vështirë të vlerësohet në provat klinike të fazës së tretë, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve të kërkuar,” shkruajnë ekspertët në një përmbledhje në revistën Lancet.

“Në vend të kësaj, të dhënat për të adresuar këtë pikë përfundimtare mund të jenë të disponueshme vetëm nga provat e mëdha të fazës 4 ose studimet epidemiologjike të bëra pas përhapjes së një vaksine.”

“Vetëm një pjesë e vogël e individëve të infektuar me SARS-CoV-2 zhvillojnë sëmundje të rëndë, që do të thotë se duhet një numër jashtëzakonisht i madh vullnetarësh në një provë klinike për të marrë në konsideratë efikasitetin e vaksinës,” tha Kate Emary, një studiuese në Universitetin e Oksfordit.

“Kjo do të thotë se ka të ngjarë që ne do të dimë nëse një vaksinë mbron nga sëmundja e rëndë, vetëm pasi të jetë injektuar për një popullsi të madhe,” shtoi ajo./Gazeta Express