Ekspertët: Më shumë se 170.000 vdekje nga koronavirusi mund të ishin shmangur nëse ajri nuk do të ishte kaq toksik - Gazeta Express
string(113) "ekspertet-me-shume-se-170-000-vdekje-nga-koronavirusi-mund-te-ishin-shmangur-nese-ajri-nuk-do-te-ishte-kaq-toksik"

Ekspertët: Më shumë se 170.000 vdekje nga koronavirusi mund të ishin shmangur nëse ajri nuk do të ishte kaq toksik

Gazeta Express

27/10/2020 14:26

Ndotja e ajrit mund të ketë kontribuar në 170.000 vdekje të koronavirusit në të gjithë botën, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish vlerësojnë se 15% e 1.15 milion viktimave Covid-19 në botë mund të ishin shmangur nëse ajri do të ishte më i pastër.

Lexo Edhe:

Gazrat toksikë, të cilët derivohen nga veturat dhe industritë e ndryshme shkaktojnë gjendje shëndetësore të tilla si sëmundjet e zemrës, presioni i larte i gjakut, diabeti, astma, të cilat i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj koronavirusit.

Në studimin më të fundit, të botuar në revistën “Cardiovascular Research”, shkencëtaret shikuan nivelet e ndotjes në vende të ndryshme të botës.  Ata më pas përdoren modelimin matematik për të llogaritur se sa viktima të Covid-19 mund t’i atribuohen pjesërisht ekspozimit afatgjatë ndaj ajrit toksik.

Studiuesit thanë se shifrat nuk nënkuptojnë, që ndotja e ajrit shkaktoi drejtpërdrejt vdekje nga Covid-19, megjithëse nuk e kanë përjashtuar këtë mundësi.

Në bazë të informacioneve, proporcioni më i lartë i vdekjeve si shkak i ndotjes së ajrit ishin në Republikën Çeke (29%), Poloni(28%), Kinë (27%), Kore Veriore (27%) dhe Sllokavi (27%). /Gazeta Express