Ekspertët kinezë: Rrobat lajini me këtë temperaturë, më pak nuk e vret virusin! - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

20/03/2020 0:46

Ekspertët kinezë: Rrobat lajini me këtë temperaturë, më pak nuk e vret virusin!

Shneta

Gazeta Express

20/03/2020 0:46

Koronavirusi nisi vërtet në Kinë, por ka zhytur në koas mbarë botën dhe Europa është tani epiqendra e epidemisë. Vendi nga ku nisi i gjithë makthi, Kina, ka arritur ndërkohë vetë që ta vërë nën kontroll situatën.

Pasojat shkatërrimtare të virusit janë të ngjashme me ato që shihen në kohë lufte- vdekje që shtohen, kombe në shtetrrethim, shembje të tregjeve të aksioneve.

Por ekspertët kinezë, çfarë kanë mësuar deri tani nga virusi?

Doktoresha Li Li, thotë Daily Express, ka raportuar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit në Kinë se virusi nuk mbijeton nëse ekspozohet për 30 minuta apo më tepër në temperaturën 56 gradë Celsius. “Në Kinë u bë gati e detyrueshme që rrobat të laheshin për gjysëm ore me 60 gradë”, citohet të ketë thënë ajo./ts/