Njohës të çështjeve juridike, thonë që përgjegjësia primare për rrjedhjen e dosjeve, është e ZPS-së.
Selia e saj u vendos mbi 2 mijë kilometra larg Kosovës.
Por, ani pse me seli në Hagë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dy javë më parë dyshohet se rrodhen dokumentet më të ndejshme.
Këto dokumente përfunduan në duart e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së në Prishtinë.
Tani më Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur hetime në lidhje me rrjedhjen e këtyre dosjeve.
Për këtë çështje kanë reaguar një ditë më parë, ndërsa thonë se OVL ka për synim minimin e drejtësisë.
E për këtë komunikatë, nga njohës të çështjeve juridike, thonë se mund të jetë kërcenim ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Sipas Zekajt, përgjegjësia kryesore për rrjedhjen e këtyre dosjeve, bie pikërisht mbi Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Por, këtë si kërcenim, nuk po e marrin në Zyrën e
Veteranëve të Luftës.
Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, thotë se është më shumë tentim për t’i frikësuar.
Gucati thotë që OVL e UCK-së dhe anëtarët e saj, po përcjellën vazhdimisht nga persona të dyshimtë.
Ndërsa sipas tij, është e pakuptimtë që të njëjtit, nuk po arrin ta kapin personat që po i sjellin këto dosje.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...