Ekspertët italianë japin alarmin: Koronavirusi pengon prodhimin e spermës - Gazeta Express
string(72) "ekspertet-italiane-japin-alarmin-koronavirusi-pengon-prodhimin-e-spermes"

Ekspertët italianë japin alarmin: Koronavirusi pengon prodhimin e spermës

Gazeta Express

29/06/2020 9:32

Siç dihet tani nga disa studime shkencore , pavarësisht se është një virus i frymëmarrjes, SARS-CoV-2 është i aftë të prek organe të ndryshme, përfshirë zorrën, zemrën dhe trurin.

Koronavirusi është gjetur në spermën e 15% të pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitivë, e si pasojë, kjo ndikon në prodhimin e testosteronit dhe spermës, është shprehur Shoqata Italiane e Urologjisë.

Shoqata Italiane e Urologjisë shkruan:

Lexo Edhe:

Nga një studim i kryer së fundmi, koronavirusi gjendet tek testikujt dhe spermatozoidët. Prania e patogjenit në spermë mund të shkaktojë një gjendje inflamatore në baza vaskulare “e cila shkakton të njëjtat simptoma si orkiti.

Orkiti është një inflamacion i testikujve që lidhet zakonisht me virusin e shytave i karakterizuar nga dhimbje dhe ënjtje të testikujve. Ekspertët thonë se këto kushte mund të vërehen edhe në një pjesë të pacientëve me COVID-19, të cilët gjithashtu kanë skuqje të skrotumit. Kjo situatë, në planin afatgjatë, mund të krijojë kushte për hipogonadizëm që ndikon në në prodhimin e testosteronit.

SIU thotë se aktualisht janë vetëm të dhëna paraprake, pasi hetimet janë ende në vazhdim dhe numri i pacientëve të përfshirë është ende i kufizuar.

Pofesori Roberto Scarpa, President i Shoqatës Italiane të Urologjisë, shtoi:

Deri më tani ka pak hetime të kryera dhe pak mostra të pacientëve , për të konstatuar praninë e virusit në lëngun seminal. Rezultatet e marra deri më tani janë gjithashtu kontradiktore. Të dhënat aktualisht të disponueshme nuk kanë një vlefshmëri shkencore objektive.