Ekspertët e UEFA-s në Tiranë për vizitë inspektuese para finales së Conference League - Gazeta Express
string(85) "ekspertet-e-uefa-s-ne-tirane-per-vizite-inspektuese-para-finales-se-conference-league"

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 13:03

Ekspertët e UEFA-s në Tiranë për vizitë inspektuese para finales së Conference League

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 13:03

Përgatitjet për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, që luhet në Tiranë më 25 maj 2022, kanë sjellë në Tiranë këto ditë një grup ekspertësh të UEFA-s, që janë përgjegjës për çështjet e sigurisë.

Në përbërje të delegacionit janë ekspertët e UEFA-s për sigurinë, Lukasz Nalewaj dhe Stephen Thomas si edhe Adrian Dinca, Kryetar i Grupit të Ekspertëve të Sigurisë në Këshillin e Evropës. Qëllimi i vizitës disa ditore është takimi me drejtuesit e disa institucioneve kyçe për rendin dhe sigurinë, roli i të cilave do të jetë themelor në organizimin e finales së majit të UEFA Conference League.

Lexo Edhe:

Ky grup ekspertët do të organizojë në vazhdim tre nivele trajnimesh gjatë kësaj vizite inspektuese. Trajnimi i parë është për steward-ët, trajnimi i dytë është për shërbimet e përbashkëta ku përfshihen FSHF, klubet, stadiumi, policia, shërbimi zjarrfikësve dhe shërbimi mjekësor, ndërsa trajnimi i tretë është trajnimi për policinë e shtetit.

Pasi ka zhvilluar takimet me drejtuesit e kompanisë së sigurisë, delegacioni ka zhvilluar ndërkohë edhe një takim me drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike dhe Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili.

Në këtë takim është biseduar për organizimin e trajnimeve për Policinë e Shtetit, në lidhje me ndeshjet ndërkombëtare dhe masat e sigurisë edhe me mangësitë që do të konstatohen.

Në bashkëpunim me drejtues të Policinë së Shtetit do të shikohen dhe analizohen me shumë kujdes i gjithë procesi i aksesit në stadium, hyrje-daljet dhe kontrollet që bëhen për tifozët. Procesi i organizimit të finales së Conference League është kompleks dhe siguria është një ndër pikat më themelore të mbarëvajtjes së këtij eventi madhor për futbollin europian dhe atë shqiptar. /SS/