Ekspertët e shëndetit mental: problemet me ankth në rritje - Gazeta Express
string(57) "ekspertet-e-shendetit-mental-problemet-me-ankth-ne-rritje"

Ekspertët e shëndetit mental: problemet me ankth në rritje

Gazeta Express

13/03/2020 17:39

Epidemia e koronavirusit është duke shkaktuar një rritje nivelit të stresit dhe ankthit tek njerëzit, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Reagimet e njerëzve ndaj kësaj krize, përfshijnë frikë, nervozizëm dhe parehati. Disa njerëz kanë edhe vështirësi me gjumin si dhe me koncentrimin. Frika e kontaktit me të tjerët, frika për të udhëtuar me transport publik dhe për të qëndruar në vende publike është rritur, ndërsa janë vërejtur edhe disa simptoma fizike si dhimbje stomaku dhe rrahje të parregullta të zemrës.

Lexo Edhe:

Sipas OBSh-së, kjo krizë është duke gjeneruar stres, ankth dhe depresion, si dhe u ka bërë thirrje të gjithë personave që të mos lexojnë lajme të pavërteta dhe të shmangin lajmet në mënyrë që të parandalojnë problemet e tilla.

Këto krize psikike mund të jetë më serioze tek personat, të cilët kanë histori të ndonjë problemi ekzistues mental apo emocional. /Express