Ekspertët: A mund të ketë një valë të dytë të virusit - Gazeta Express
string(52) "ekspertet-a-mund-te-kete-nje-vale-te-dyte-te-virusit"

Gazeta Express

11/06/2020 12:27

Ekspertët: A mund të ketë një valë të dytë të virusit

Gazeta Express

11/06/2020 12:27

Një valë e dytë e krizës së Covid-19 është paralajmwruar nga shumë shkencëtarë dhe ekspertë të fushës. Mirëpo sipas tyre ekzistojnë disa mënyra ,me të cilat do ta parandalonim një gjë të tillë, e cila mund të jetë fatale për ekonominë dhe njerëzimin.

Kohëve të fundit është vërejtur një rënie e dukshme e numrit të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Ky duket si një lajm i mirë, mirëpo disa ekspertë janë duke paralajmëruar se bashkë me lirimin e masave nga shumë shtete, do të vij edhe një valë e dytë e infeksioneve dhe një rritje me e madhe  e numrit të personave të infektuar gjatë muajve dhe javëve të ardhshme.

Lexo Edhe:

Këto paralajmërime zakonisht janë të mbështetura në pandemitë e kaluara, përkatësisht pandemisë së gripit në vitin 1918. Gjatë këtij viti, shumica e njerëzve ishin infektuar gjatë shpërthimit të valës së dytë.

Ekspertët kanë krijuar disa skenare, sipas së cilave edhe pse virusi mund të infektoj shumë njerëz gjatë këtyre javëve, fuqia dhe potenciali i infektimit mund të jetë më i dobët. Vala e dytë mund të jetë më e dobët për nga intensiteti, për arsye se njerëzit kanë krijuar imunitet për shkak të ekspozimit ndaj koronavirusit si dhe sistemi shëndetësor është më i përgatitur për një skenar të tillë.

Në bazë të studimeve të fundit, edhe personat, të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj Covid-19 i kanë të aktivizuara qelizat T, të cilat janë esenciale në luftimin e viruseve.

Si përfundim, ekspertët kanë shpresë se edhe nëse do të ketë një valë të dyte të infeksioneve me Covid-19, potenciali dhe intensiteti i virusit do të jetë shumë me i ulët nga sa ka qenë në valën e parë. /Gazeta Express