Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e punësoi një ekip profesionist të vjedhësve të xhepave derisa ishte në darkë me lojtarët e tij.
Hajnat shkuan në tavolinat e rrumbullakëta të lojtarëve duke vjedhur telefona, kuleta etj, raporton mediumi britanik “The Athletic”, përcjell “Gazeta Express”.
Në fund të vaktit, trajneri i Arsenalit u kërkoi lojtarëve t’i zbraznin xhepat e tyre, me disa objekte kyçe që mungonin!
Kjo ishte për t’ia mësuar skuadrës rëndësinë e të qenit “vigjilent dhe të përgatitur” në çdo kohë. /Gazeta Express/
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...