string(98) "eksperi-i-referimit-i-favoritit-hajriz-hajdari-komenton-referimin-te-feronikeli-74-gjilani-amatera"

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 17:37

Eksperi i referimit i Favoritit, Hajriz Hajdari komenton referimin te Feronikeli 74 – Gjilani: Amatera…

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 17:37

Eksperti i referimit, i cili njëkohësisht është edhe pjesë e emisionit “Favorit” që transmetohet të dieleve në T7, ka reaguar ashpër ndaj referimit të ndeshjes Feronikeli ’74 – Gjilani.

Kjo ndeshje, e luajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, përfundoi 3-2 në të mirë të mysafirëve nga Gjilani.

Nikli po avanconte 2-0 nga pjesa e parë, mirëpo tregolëshi i Almir Aganspahiç ia dhuroi Gjilanit një fitore të madhe, në garën për një vend në Europë vitin e ardhshëm.

Mirëpo, nga kjo ndeshje, eksperti Hajriz Hajdari nuk mundi të pajtohej me një penallti të akorduar ndaj Gjilanit, në minutën e 89-të të takimit.

Penalltia e dhënë për gjilanasit, u humbë më pas nga Senad Jarovic, i cili as nuk arriti të gjente cakun e portës.

“o ska lidhje me penall o amatera po ku e ka guximin vari me intervenu per kit rast more

Hahhaahha. Hajde vari me gjith ket referin mos tju she kush ma ne fush more”, thuhet në postimin e Hjadarit në rrjetet sociale.

Bardh Ajeti ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes, derisa Edmond Zeqiri, Faton Jakupi e Lirim Jashari ishin ndihmësit e tij në fushë. Kryesor i VAR-it ishte Valon Bajgora, i asistuar nga Bujar Selimaj./GazetaExpress/