Ekspedita amerikane – a mund t’i japë fund Grenell konfliktit të ngrirë? - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

24/01/2020 17:04

Ekspedita amerikane – a mund t’i japë fund Grenell konfliktit të ngrirë?

Ballina

Gazeta Express

24/01/2020 17:04

Menjëherë pasi ka arritur suksesin e parë duke bindur Kosovën e Serbinë që të hapet korridori ajror për një linjë fluturuese, Richard Grenell ka ardhur në Prishtinë dhe Beograd, për ndërmjetësimin e radhës.

Vizita e tij nuk ishte një udhëtim për ta festuar suksesin me palët, por për të siguruar një marrëveshje të re.

Grenell e ka mbajtur fshehtë gjatë gjithë kohës arsyen e udhëtimit duke e shpallur vetëm pasi ka arritur në Beograd se ka arritur t’i bindë dy palët që ta rivendosin linjën hekurudhore mes dy vendeve.

Grenell ka thënë se nuk ka mundur të flas për këtë në Prishtinë, pa e ditur se çfarë do të thonë në Beograd.

Ai ka paralajmëruar edhe bisedime për këtë çështje të cilat do të zhvillohen në Berlin, me gjasë në ambasadën e SHBA’së.

Për marrëveshjen e re ka shkruar Ambasada Amerikane në Beograd.

“Menjëherë pas linjës së parë direkte ajrore në më shumë se dy dekada, i dërguar special i Presidentit, Grenell, ka njoftuar sot se palët janë njoftuar që ta rivendosin linjën hekurudhore.

Detajet do të negociohen të hënën në Berlin” ka shkruar Ambasada Amerikane në Beograd.

Në një njoftim të ri rreth takimeve të Grenell në Beograd, ambasada amerikane ka bërë me dije se emisari amerikan ka takuar “udhëheqës të biznesit për t’i dhënë fund konfliktit të ngrirë që po vazhdon ta ngadalësojë rritjen ekonomike në rajon dhe potencialin për investime të reja dhe inovacion.

“ Nuk ka kohë si tani për të bërë progres” ka shkruar Ambasada amerikane.

Gjatë vizitës në Beograd, Grenell ka bërë edhe një deklaratë interesante duke thënë se SHBA’të mund të tërhiqen nëse dy palët nuk pranojnë të ulen në tryezë dhe se Trump nuk do të lejojë që procesi të zvarritet./GazetaExpress/